Ndërlidhjet

Thaçi: E ardhmja evropiane e Kosovës s’ka alternativë


Hashim Thaçi - Kryeministër i Kosovës

Hashim Thaçi - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy në New York.

Gjatë pritjes, kryeministri ka bashkëbiseduar me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryeministrin e Italisë, Mario Monti dhe udhëheqës tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Me të gjithë bashkëbiseduesit kryeministri Thaçi ka potencuar se e ardhmja evropiane e Kosovës nuk ka alternativë.

"Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Është opsioni i vetëm dhe është agjenda më konsensuale politike dhe qytetare në Kosovë", ka thënë Thaçi.
XS
SM
MD
LG