Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje nga Fixhi


Enver Hoxhaj - Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës

Enver Hoxhaj - Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka takuar homologun e Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola, nga i cili ka kërkuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

"Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka sjellë në vitin 2010 një verdikt të qartë sa i takon ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Prandaj sot, asnjë vend në botë nuk ka ndonjë arsye politike apo juridike që ta zvarrisë njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Fixhit ka thënë se Qeveria e vendit të tij është duke shqyrtuar kërkesën e Kosovës për njohjen e pavarësisë.
XS
SM
MD
LG