Ndërlidhjet

Lirohet aktivisti opozitar bjellorus


Syarhey Kavalenka - Aktivist opozitar në Bjellorusi
Syarhey Kavalenka - Aktivist opozitar në Bjellorusi
Aktivisti i njohur opozitar në Bjellorusi, Syarhey Kavalenka, shëndeti i së cilit u përkeqësua pas një greve të gjatë urie më herët gjatë këtij viti, është liruar nga burgu.

Të afërmit e Kavalenkës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ai dhe gruaja e tij kanë arritur në qytetin e tij të lindjes, në Vitsebsk, gjatë natës së kaluar.

Nëna e tij ka thënë se i biri është liruar pasi është detyruar që të kërkojë falje. Ajo tha se Kavalenka ka kërkuar falje pas presioneve të shumta nga autoritetet e burgut, të cilët e kishin vendosur në një qeli të vetme dhe e kishin shantazhuar.

Kavalenka, 37 vjeçar, ishte burgosur në shkurt me 25 muaj burgim, për shkak të shkeljes së lirimit me kusht të tij, për një dënim mbi akuzat për "shfaqje ilegale të flamurit kombëtar bjellorus."
XS
SM
MD
LG