Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania arreston dy të dyshuar për spiunazh


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët gjermanë kanë ngritur akuza për spinuazh kundër një çifti, të cilët akuzohen se janë spiunë të Rusisë.

Zyra e Prokurorit Federal bëri të ditur se dy të arrestuarit kanë punuar për shërbimet e huaja të intelegjencës ruse në Gjermani për më shumë se 20 vite, duke mbledhur informacione për strategjitë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Sipas prokurorëve, çifti kishte hyrë në Gjermani në vitin 1988 dhe ishin deklaruar si qytetarë austriakë, me origjinë nga Amerika e Jugut.

Ata e quanin veten Andreas dhe Heidrun A., dhe merrnin nga 130 mijë dollarë çdo vit për shërbimet e tyre.

Sipas mediave gjermane, ky është rasti i parë i kësaj natyre që nga kolapsi i Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG