Ndërlidhjet

Irani i përgjigjet kryeministrit izraelit


Ilustrim
Ilustrim
Irani është zotuar se do të hakmerret kundër çdo sulmi pasi kryeministri i Izraelit bëri thirrje për një “vijë të kuqe”, gjë që do ta parandalonte këtë vend nga përvetësimi i një bombe bërthamore.

Zv/ambasadori i Iranit në OKB, Eshagh al-Habib i tha mbrëmë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Republika Islamike “është mjaft e fortë që ta mbrojë veten dhe mbanë të drejtat e plota që të reagojë me forcë të plotë kundër çdo sulmi të mundshëm.”

Ai tha se Izraeli ka bërë akuza të pabazuara dhe absurde kundër programit “krejtësisht paqësor” të Iranit.

Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi nevojën për caktimin e një “vije të kuqe” për Iranin, gjë që në mënyrë paqësore do ta ndalonte këtë shtet nga krijimi i bombave atomike.
XS
SM
MD
LG