Ndërlidhjet

19 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një aeroplani, kur pilotët po mundoheshin të kryenin një ulje urgjente në Katmandu, njoftojnë autoritetet e Nepalit.

Pilotët kishin bërë përpjekje që të ktheheshin në aeroportin ndërkombëtar të Tribhuvan-it, në kryeqytet, pasi aeroplani ishte përplasur me zogjë menjëherë pas nisjes.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit ka bërë të ditur se pilotët po bënin përpjekje që të uleshin në afërsi të lumit Manohara, por aeroplani u rrëzua në brigjet e lumit, duke u kapluar nga zjarri.

Nga personat që ndërruan jetë në këtë aksident, 16 ishin pasagjerë, ndërsa 3 ishin anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani po fluturonte nga Katmandu për në Lukla, në rajonin e Mount Everestit, në kohën kur u rrëzu, kanë njoftuar autoritetet e vendit.
XS
SM
MD
LG