Ndërlidhjet

Putini do ta vizitojë Taxhikistanin


Vladimir Putin - President i Rusisë

Vladimir Putin - President i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të jetë më 5 tetor në një vizitë zyrtare në Taxhikistan, datë kjo që përkon me ditëlindjen e 60-të të homologut të tij, Emomali Rahmon.

Në faqen zyrtare të Presidentit të Rusisë thuhet se presidentët e të dyja vendeve do të diskutojnë për çështje të ndryshme, si për tregtinë, kulturën dhe çështjet e sigurisë.

Javën e kaluar, zv/kryeministri rus, Igor Shuvalov vizitoi Dushanbenë, kryeqytetin e Taxhikistanit. Pas vizitës, ai pati thënë se të dyja vendet shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje, për të shtyrë praninë e ushtrisë ruse në Taxhikistan.
XS
SM
MD
LG