Ndërlidhjet

Argjentina dhe Irani diskutojnë për sulmin e vitit 1994


Ali Akbar Salehi - Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit

Ali Akbar Salehi - Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Argjentinës janë takuar në Kombet e Bashkuara dhe kanë diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës të vitit 1994 në Buenos Aires.

Argjentina e ka akuzuar Iranin se e kishte planifikuar sulmin me bombë në një qendër hebraike në vitin 1994, duke lënë të vdekur 85 njerëz.

Argjentina ka paditur dhe ka kërkuar ekstradimin e tetë iranianëve për këtë vepër.

Pas bisedimeve ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Argjentinës, Hector Timerman dhe homologut të tij iranian, Ali Akbar Salehi, në selinë e OKB-së, një deklaratë për shtyp thotë se të dyja palët u pajtuan që ta vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Gjithashtu bëhet e ditur se palët kanë vendosur që t’i vazhdojnë negociatat në tetor, në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG