Ndërlidhjet

Në Tikrit të Bagdadit, 15 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 10 policë dhe pesë të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në një burg në qytetin Tikrit, në veri të Bagdadit.

Burgu është marrë nën kontroll gjatë natës nga militantët dhe më vonë është rikthyer në duart e forcave policore pas luftimeve të shumta, gjë që ndikoi që të paktën 81 të burgosur të ikin.

Dhuna në Tikrit vjen pas deklaratave të grupi terrorist “Shteti Islamik i Irakut” se janë duke planifikuar një “fushatë të re ushtarake, që synon të përfshijë gjithë territorin e vendit”.

Një mesazh i mëhershëm i postuar në forumet e xhihadit thoshte se ky grup është duke i shënjestruar gjykatësit dhe prokurorët dhe se është duke provuar që t’i ndihmojë të burgosurit e vet që të ikin nga burgu.
XS
SM
MD
LG