Ndërlidhjet

Aktivistët thonë se trupat siriane janë duke luftuar në betejat më të ashpra deri më tani në qytetin verior të Aleppos.

Përplasjet janë pjesë e një ofensive të re të rebelëve kundër forcve të regjimit, në qytetin më të madh sirian.

Deri më tani ka pasur raporte konfliktuoze lidhur me luftimet. Grupi më i madh rebel në qytet, Brigada e Tawhidit, thotë se anëtarët e grupit kanë hyrë në lagjen Sheikh Maksoud, për të luftuar ushtarët pro-qeveritarë.

Por televizioni shtetëror sirian njofton se trupat qeveritare kanë nisur sulmet në zonat rebele në veri të Damaskut.
XS
SM
MD
LG