Ndërlidhjet

logo-print

Dëbohen militantët e Al Kaidës në Somali


Refugjatë somalezë

Refugjatë somalezë

Ushtria e Kenias ka bërë të ditur se trupat e saj kanë sulmuar qytetin e fundit që ka mbetur në duart e militantëve të Al Kaidës, në jug të Somalisë.

Ushtarët kanë zbarkuar në plazh për të marrë kontrollin e qytetit port Kismajo.

Qyteti ka qenë burimi kryesor i financimit të militantëve, të cilët grumbullonin taksat e mallrave që vinin në port.

Grupi Al Shabab ka humbur kontrollin në pjesën jugore dhe qendrore të Somalisë, pas sulmeve të koordinuara të koalicionit ndërmjet forcave të Etiopisë, Kenias dhe Bashkimit Afrikan.

Trupat e Bashkimit Afrikan kanë dëbuar al-Shababin nga kryeqyteti Mogadishu më 2011.
XS
SM
MD
LG