Ndërlidhjet

Franca zbulon sot buxhetin polemik


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Francës do të shpalosë sot buxhetin e ri. Buxheti do të rrisë ndjeshëm taksat, për të reduktuar deficitin e qeverisë për 30 miliardë euro.

Një shifër e tillë do të zvogëlojë deficitin nga 4.5 për qind e Bruto Prodhimit Vendor në 3 për qind.

Zyrtarët thonë se dy të tretat e parave për të reduktuar deficitin do të vijnë nga rritja e taksave për familjet e pasura dhe tepricat e shkurtimeve buxhetore.

Kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se rritja e taksave do të ndikojë vetëm te 10 për qind e taksapaguesve francezë.

Kritikët thonë se taksat për të pasurit mund t’i largojnë ata nga Franca.
XS
SM
MD
LG