Ndërlidhjet

Kinë: Ish-lideri komunist dëbohet nga partia


Bo Xilai
Bo Xilai
Ish-lideri komunist në Kinë, Bo Xilai, është përjashtuar nga Partia Komuniste dhe do të përballet me akuza kriminale.

Mediat shtetërore raoportojnë se akuzat përfshijnë korrupsion, shpërdëorim të detyrës, marrje te ryshfetit dhe marrëdhënie të pahijshme me disa gra.

Bo, i cili ka qenë shef i Partisë Komuniste në qytetin Chongqing, ka humbur pushtetin pas skandalit për vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood, në nëntor të vitit të kaluar.

Gruaja e Bosë dhe një ish-shef i policisë janë burgosur për rastin.

Pekini po ashtu ka njoftuar se kongresi i partisë për zgjedhjen e liderëve të rinj do të mbahet më 8 nëntor.

Në kongres pritet që Hu Jintao të japë dorëheqje pas dhjetë vjetësh në krye të partisë dhe të zëvendësohet nga Xi Jinping.
XS
SM
MD
LG