Ndërlidhjet

logo-print

Aksidenti në Nepal - të gjithë pasagjerët e vdekur


Aksidenti në Nepal

Aksidenti në Nepal

Një aeroplan që fluturonte drejt rajonit të Everestit është rrëzuar pranë kryeqytetit të Nepalit.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar në Tribhuvan, Ratish Chandra Lal Suman, ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord, kanë vdekur.

“Në aeroplan ndodheshin 16 pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi – të gjithë janë të vdekur. Aksidenti do të hetohet”, ka thënë Suman.

Sipas disa raporteve, në mesin e viktimave janë shtatë shtetas britanikë, pesë kinezë dhe shtatë të Nepalit.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet, ndërsa kushtet atmosferike thuhet të kenë qenë të mira. Autoritetet e aeroportit thonë se aeroplani mund të jetë rrëzuar pas përplasjes me zogj.

Aksidentet ajrore, që përfshijnë aeroplanë të vegjël, nuk janë të rralla në malet e Nepalit.

Në muajin maj, 15 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në veri të vendit.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Nepal kritikohet fuqishëm për dështimet e tij për të zbatuar monitorimin adekuat.
XS
SM
MD
LG