Ndërlidhjet

Për pacientët e pasur, mjeku 24h në ditë


Ilustrim
Ilustrim
Katër mjekë të qendrave urgjente në Zvicër kanë nisur një koncept të ri të mjekësisë së shekullit 21, që mundëson udhëtime të lehta me ndihmën e vazhdueshme të mjekut dhe farmacistit.

“Jemi ende në fazën fillestare”, thotë përfaqësuesi i shoqatës “Medical Family Office”, Olivije Zirarden, për të shtuar se projekti, tash për tash, ka në shënjestër klientelën e pasur.

Sipas tij, kontakti prej 24 orësh me mjekun do të paguhet 13,000 franga zvicerane në vit.

“Pacientët tanë kanë lehtësinë të thërrasin në çdo kohë të ditës apo të natës”, thotë Zirarden.

Shoqata aktualisht ka 25 përdorues, që janë multi-milionerë dhe sportistë të nivelit të lartë.
XS
SM
MD
LG