Ndërlidhjet

Opozita gjermane emëron sfiduesin e Merkelit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Social-Demokratët opozitarë të Gjermanisë kanë emëruar të premten sfiduesin e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Ish-ministri i Financave, Peer Steinbrueck, është i njohur në Gjermani si ekspert financiar. Ai ka udhëhequr përgjgjet e Berlinit ndaj krizës financiare globale në vitet 2008-2009.

Partia Social-Demokrate shpreson se ky reputacion i Steinbrueckut do të bindë votuesit se politikani nga Hamburgu do të jetë lider i duhur për të udhëhequr Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG