Ndërlidhjet

Policia e EULEX-it ka bërë të ditur se nën udhëheqje të një prokurori të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar Enver Sekiraqën.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i misionit evropian për sundimin e ligjit, Blerim Krasniqi.

“Zoti Sekiraqa është vetëdorëzuar dhe operacioni është kryer pa ndonjë incident. Ai pritet të intervistohet nga prokurori. Arrestimi është kryer në rajonin e Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.

EULEX-i nuk i ka bërë publike akuzat ndaj Sekiraqës, por ai dyshohet për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekirqa gjendet edhe në listën e të kërkuarve të Inteprolit, nën akuzat për krim të orgnaizuar, krime seksuale dhe vjedhje.
XS
SM
MD
LG