Ndërlidhjet

Çmimi Lech Walesa për aktivistin bjellorus


Minsk

Minsk

Çmimi Lech Walesa, i quajtur sipas aktivistit dhe ish-liderit të lëvizjes polake “Solidariteti”, i është ndarë aktivistit bjellorus për të drejtat e njeriut, Ales Bialiatski, i cili është dënuar me më shumë se katër vjet burgim, për shkak të kundërshtimeve ndaj regjimit të presidentit Alexander Lukashenko.

“Ai po paguan një çmim të rëndë në burg. Komiteti i fondacionit do që t’i falënderohet për luftën dhe t’i ofrojë solidaritet”, thuhet në deklaratën e Fondacionit Lech Walesa.

Kreu i Qendrës për të Drejtat e Njeriut “Viasna” dhe nënpresidenti i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Ales Bialiatski, është dënuar me katër vjet e gjysmë heqje lirie në nëntor të vitit 2011 në Minsk. Mbi të kanë rënduar akuzat për “evazion fiskal”.

Çmimi Lech Walesa është themeluar në vitin 2008 dhe përfshin një shumë prej 100,000 eurosh. Ai u ndahet personaliteteve që “solidarizohen me popullin në emër të lirisë dhe vlerave”.

Vitin e kaluar, çmimin e ka fituar ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva.
XS
SM
MD
LG