Ndërlidhjet

Zvicra nuk ndalon burkën


Ilustrim
Ilustrim
Myslimanet në Zvicër mund të veshin burka dhe të mbulojnë fytyrat në publik.

Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran ka hedhur poshtë kërkesën e kantonit Argau që në Zvicër të ndalohet veshja e burkës, raporton AFP.

Duke shpjeguar vendimin e Parlamentit, deputeti Igo Hiltpold, nga Partia Liberal-Demokrate e Zvicrës, ka thënë se burka nuk është problem në këtë vend.

“Veshja e burkës për arsye fetare nuk paraqet problem në jetën e përditshme, pasi kjo praktikë nuk është aq e zakonshme në komunitetin mysliman të Zvicrës”, ka thënë Hiltpold.

Sipas tij, ndalesa e burkës do të ishte masë ekstreme, e cila do të mund të ndikonte negativisht te turistët myslimanë që vizitojnë Zvicrën.

Para një viti, dhoma e njëjtë e parlamentit ka votuar ndalesën e ngjashme, por Dhoma e Lartë e ka përmbysur vendimin.
XS
SM
MD
LG