Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti çek qëllohet me armë plastike


Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus.

Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus.

Një person ka sulmuar presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus, me armë plastike.

Zëdhënësi i presidentit, Radim Ochvat, ka thënë se Klaus nuk është lënduar në incidentin e së premtes në qytetin Krastava.

Zëdhënësja e policisë, Stepanka Zatloukalova, ka bërë të ditur se sulmuesi 26-vjeçar është arrestuar. Sipas saj, sulmuesi ka qëlluar nga një distancë e afërt me plumba të vegjël plastikë.

Nuk është e qartë përse truprojat e presidentit nuk kanë intervenuar në kohë.

Klaus ndodhej në Krastava për të promovuar hapjen e një ure të re.
XS
SM
MD
LG