Ndërlidhjet

FIFA diskuton për Kosovën në dhjetor


FIFA

FIFA

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të marrë pjesë në ndeshjet miqësore.

Në lidhje me këtë, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të diskutojë më 14 dhjetor në Tokio.

“Komiteti Ekzekutiv mendon se është e nevojshme të lihet kohë për të adresuar çështjet e pazgjidhura. Do të flasim në Tokio më 14 dhjetor”, ka thënë të premten presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.

FIFA më pas ka pezulluar vendimin derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv.
XS
SM
MD
LG