Ndërlidhjet

Westerwelle: Siguria e Izraelit në rrezik


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
Irani duhet të ndalojë përpjekjet e dyshuara për të krijuar armë bërthamore, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Westerwelle ka thënë se Irani duhet të hapë programin e tij për inspektim bërthamor.

“Siguria e Izraelit është në rrezik. Në fakt, stabiliteti i gjithë rajonit është në rrezik. I bëj thirrje Iranit të ndalojë lojën. Situata është serioze”, ka thënë Westerwelle.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë dyshojnë se aktivitetet bërthamore të Iranit kanë për qëllim krijimin e armës atomike.

Të enjten, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se Irani ka mjaft uranium të pasuruar për të krijuar bombën bërthamore deri në verën e ardhshme. Ai u ka bërë thirrje fuqive botërore që të ndalojnë planet e Republikës Islamike.

Kjo e fundit pohon se programi i saj bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG