Ndërlidhjet

logo-print

Marnhac: Ekzistojnë struktura paralele në arsim dhe siguri


Shefi i misionit EULEX Xavier Bout de Marnhac

Shefi i misionit EULEX Xavier Bout de Marnhac

Xavier Bout de Marnhac, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, thotë se ka njohuri se në Kosovë ende veprojnë strukturat e sigurisë së Serbisë.

“E dimë se ato struktura punojnë, se ekzistojnë struktura paralele në shumë fusha, siç janë arsimi dhe siguria”, tha Marnhac dhe ka shprehur mendimin se këtë çështje duhet zgjidhur me dialog.

Në këtë kuadër ai i tha agjencisë Beta se “kjo pyetje shqyrtohet dhe nuk dëshiroj shumë të flas për këtë, do të shohim se si kjo çështje do të zgjidhet”.

Mëtutje ai theksoi se gjendja në pjesën veriore të Kosovës është sfida më e madhe për misionin EULEX.

“Ajo që është e rëndësishme, kur është fjala për situatën në veri të Kosovës, është se ne jemi në gjendje ta përmirësojmë sundimin e ligjit në atë hapësirë, në të mirë të atyre që atje jetojnë”, tha zoti Marnhac.

Sipas tij, misioni EULEX, në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe, është i pranishëm në dy vendkalime, Jarinjë dhe Bërnjak, punon në gjykatë në Mitrovicë dhe pjesëtarët e misionit patrullojnë në këtë rajon.

“Mund të përsërisë se liria e lëvizjes për EULEX-in dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, është diçka që duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa kufizim”, tha Xavier Bout de Marnhac.
XS
SM
MD
LG