Ndërlidhjet

Lavrov: Mbështetja për kryengritësit e thellon konfliktin në Siri


MInistri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov
MInistri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka kritikuar shtetet që po e mbështesin luftën e grupeve opozitare në Siri, për përmbysjen e regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, duke thënë se kjo e shtynë këtë vend “edhe më thellë në konflikt shkatërrimtar”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Lavrov tha se dhuna në Siri duhet të ndalet nëpërmjet armëpushimit gjithëpërfshirës, lirimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare.

“Kjo do të kirjonte kushte për fillimin e një dialogu ndërsirian”, tha Lavror.

Moska është akuzuar se i ka penguar përpjekjet për përfundimin e konfliktit 18 mujor në Siri, duke e shfrytëzuar veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për t’i bllokuar rezolutat, që në shënjestër e kishin regjimin e Asadit.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 30 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit të kaluar, kur në Siri shpërtheu pakënaqësia kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG