Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Nga vërshimet – 7 vetë kanë humbur jetën


Pamje nga Malaga në Spanjë

Pamje nga Malaga në Spanjë

Së paku 7 vetë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë evakuuar, nga të reshurat e mëdha, që filluan dje, në pjesën jugore të Spanjës. Shiu i madh ka shkaktuar vërshime.

Raportohet se nga uji janë rrotulluar automjetet, janë mbyllur rrugët dhe dëmtuar shtëpitë.

Disa fshatra janë izoluar krejtësisht nga vërshimet.

Hapësirat më së shumti të goditura janë Malaga, Almeria dhe rajoni Murcia.

Zyrtarët kanë thënë se së paku 600 vetë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andaluzisë, që përfshinë Malagën dhe Almerian.

Të reshurat e mëdha po ndodhin pas disa muajsh të thatësisë dhe temperaturave të larta në gjithë Spanjën.
XS
SM
MD
LG