Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Mijëra vetë në protesën kundër filmit antimysliman


Pamje nga një protestë e mëparshme në Karaçi të Pakistanit

Pamje nga një protestë e mëparshme në Karaçi të Pakistanit

Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në protestën kundër filmit të prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet antiislamik, në qytetin Karaçi në Pakistan.

Gjatë marshimit të tyre, disa protestues e shkelnin flamurin amerikan.

Një zyrtar i lartë i policisë në Karaçi tha se në protestë merrinin pjesë “së paku 15 mijë” vetë, ndërsa organizatorët pretendonin se në protestë kanë marrë pjesë “miliona njerëz”.

Filmi i prodhimit privat “Pafajësia e myslimanëve” ka shkaktuar pakënaqësi dhe shpeshherë demonstrata të dhunshme në gjithë botën.

Të premten, në Pakistan ndodhi dhuna më e keqe, pasi u vranë së paku 21 vetë dhe u plagosën 229 të tjerë, kryesisht nga përleshjet me policinë.

Kjo dhunë u bë derisa në gjithë Pakistanin ishin mobilizuar më se 45 mijë pjesëtarë të krahut esktrem të partive religjioze.
XS
SM
MD
LG