Ndërlidhjet

Qendra Alternative në Graçanicë, vend kreativ për të rinjtë


Qendra për Paqe dhe Tolerancë, Graçanicë

Qendra për Paqe dhe Tolerancë, Graçanicë

Për të rinjtë serbë nga Graçanica, ekziston një qendër kulturore alternative për Paqe dhe Tolerancë, ku ata mund ta kalojnë kohën duke mësuar, biseduar dhe të merren me aktivitete kreative.

Nenad Maksimoviq nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thotë se është bërë një hap shumë i mirë dhe pozitiv sa i përket funksionimit të qendrës në fjalë.

Sipas tij, në këtë vend është krijuar një realitet i ri, në të cilën të rinjtë mund të bisedojnë, të mësojnë veprat e artistëve të tjerë si dhe të mësojnë për konceptin e krijimtarisë kulturore.

Ai shton se në këtë qendër, për çdo javë mbahet nga një aktivitet i ndryshëm kulturor.

"Çdo vend ka nevojë për njerëz të rinj të cilët mund të shprehin kreativitetin e tyre. Pra, pavarësisht nga vendndodhja, të rinjtë kanë nevojë të plotësohen disi. Kjo qendër, përdoret për aktivitete kulturore dhe është një vend që gjallëron nga të rinjtë. Në zhvillim e sipër janë ushtrimet e njërit prej dy bendeve (grupeve) lokale", thotë ai.

Maksimoviq shton se ekzistenca e kësaj qendre është me rëndësi të veçantë për Graçanicën dhe të rinjtë.

"Shumica e vizitorëve tanë dhe përdoruesit e qendrës janë zhvendosur nga qytetet që kanë gjetur strehim të përkohshëm në Graçanicë. Ndoshta në një farë mënyre iu mungon shpirtin urban që ne me këtë qendër kemi arritur ta krijojmë këtu".

Në anën tjetër Konvat Kojner, një vullnetar nga Gjermania i cili ka ardhur në Kosovë, në Graçanicë po qëndron që 11 muaj. Ai thotë se është duke kaluar shumë mirë, dhe po bën miq të rinj, derisa shton se pritet që së shpejti të mësojë edhe gjuhën serbe nga miqtë e rinj.

"Mendova se ishte një vend shumë i varfër. Nuk janë zhvilluar, por unë mendoj se është shumë e bukur. Njerëzit janë shumë të hapur. Dje ata më morën mua në një liqen aty pranë, ku kemi kaluar shumë mirë”.

Në qendrën alternative vijnë njerëz shumë të talentuar, që kanë shumë për të mësuar. Unë dua të mësojnë në gjuhën serbe, për të fituar më shumë përvojë në jetë, të bëj ë miq, që është edhe qëllimi kryesor pse unë vendosa të vij këtu nga Gjermania", thotë ai.

Në anën tjetër Maja Markoviq, 16 vjeçare nga Badovci, vjen çdo ditë në Gracanicë dhe ndjek rregullisht seminaret të cilat mbahen në qendër, sidomos ato që kanë lidhje me fotografinë.

"Prej kur është hapur qendra alternative, e cila njëherësh është e vetmja, ne po mundemi t’i shprehim talentet tona. Ne kemi pasur në jetë një rutinë, shkollë- shtëpi, shtëpi- shkollë. Sot këtu kam ardhur në seminar. Këtu ka edhe bibliotekë, të cilën unë e shfrytëzoj. Mund të them se kjo është bërë si shtëpia ime e dytë. Këtu i takoj edhe miqtë e mi”.

Se qendra është e rëndësishme për të rinjtë, këtë e pohon edhe Marko Jançeteviq nga Fushë Kosova, i cili aktualisht jeton në fshatin Livagjë, 8 km në afërsi të Graçanicës.

"Për mua personalisht, kjo do të thotë shumë. Unë mësoj këtu gjuhë angleze, edhe pse kam ditur pak, mendoj se tash jam shumë më mirë me gjuhën. Kam mësuar pak edhe gjermanisht dhe gjithashtu merrem edhe me muzikë. Kam filluar të luaj me bateri me një rok grup, dhe mendoj se me kohë do të rritemi si bend", thotë Marko.

Ai shton se problemet e të rinjve janë të shumta, por projektet e ndryshme në Qendrën Alternative, janë sado pak dëshmi se për të rinjtë po ka përkujdesje.

"Problemet kryesore kanë qenë ato që rinjtë janë nga shtëpia në bar, nga bari deri në internet kafe, dhe kjo është e gjitha. Ndërkaq me hapjen e Qendrës Kulturore Alternative, të rinjtë mund të vijnë këtu për të mësuar diçka, dhe sado pak thyhet rutina që ne e kemi pasur", përfundon Jançeteviq.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG