Ndërlidhjet

Siri: Luftimet në Alepo e kanë përfshirë edhe pjesën historike


Pamje nga luftimet në qytetin Alepo në Siri

Pamje nga luftimet në qytetin Alepo në Siri

Aktivistët sirianë thonë se luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në pjesën qendrore të qytetit Alepo, kanë shkaktuar një zjarr të madh në tregun mesjetar, që historikisht ishte aktraksion kryesor turistik në këtë qytet.

Aktivisti në Alepo, Ahmad al-Halabi, ka vlerësuar se zjarri e ka shkatërruar pjesën më të madhe të këtij tregu, gjatë natës.

Ky zjarr shpërtheu në ditën e tretë të ofensivës së kryengritësve në Alepo, për të cilin thuhet se është qyteti më i madh në Siri.

Nga ana tjetër, forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kanë hedhur predha në lokalitetet në provincën jugore Dara, pastaj në Deir Ezor në pjesën lindore dhe në kryeqytetin Damask.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër thotë se së paku 117 vetë, prej tyre 71 civilë, janë vrarë të prmeten në Siri.
XS
SM
MD
LG