Ndërlidhjet

Vatikan: Është shtyrë procesi kundër ish shërbëtorit të Papës


Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan

Një gjykatë në Vatikan sot e ka shtyrë për javën e ardhshme vazhdimin e procesit kundër ish shërbëtorit të Papës, Paolo Gabrieli.

Një gjyqtar tha se procesi kundër këtij personi do të vazhdoj më 2 tetor dhe mund të kryhet deri në fund të javës së ardhshme.

Nëse dënohet zoti Gabriele mund të dënohet me katër vjet burgim.

Ai është i akuzuar për vjedhje të korrespondencës së Papës dhe dërgimin e letrave te një gazetar.

Paolo Gabrieli pretendon se e ka bërë të mundshme rrjedhjen e informacioneve, për ta tërhequr vërejtjen për korrupsion në selinë e Kishës Katolike Romane, pasi mendonte se Papa nuk ishte sa duhet i vetëdijshëm për këtë.
XS
SM
MD
LG