Ndërlidhjet

Kosovë, Kolumbi: U diskutua forcimi i bashkëpunimit


Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj

Kosova dhe Kolumbia do të forcojnë bashkëpunimin bilateral, është thënë pas takimit që zhvilluan në Nju Jork, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e jashtme e Kolumbisë, María Ángela Holguin Kuellar.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar homologen kolumbiane për mbështetjen, që shteti i saj e ka dhënë për Kosovën, përfshirë edhe njohjen e Republikës së Kosovës, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e jashtme.

Hoxhaj e ka njoftuar ministren Kuellar me zhvillimet në Kosovë dhe proceset e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke kërkuar mbështetjen e Kolumbisë për përmbylljen e procesit të njohjeve nga vendet e Amerikës Latine.

Ministrja e jashtme e Kolumbisë, ka vlerësuar progresin që po arrin Kosova në të gjitha fushat, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes së Kolumbisë për Kosovën në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Të dy zyrtarët janë angazhuar për format e rritjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.
XS
SM
MD
LG