Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Timoshenko kërkon disfatën e Janukoviqit në zgjedhje


Yulia Tymoshenko - në nisje të procesit kundër saj në qershor të vitit 2011

Yulia Tymoshenko - në nisje të procesit kundër saj në qershor të vitit 2011

Ish kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, aktualisht e burgosur, u ka bërë thirrje sot votuesve në Ukrainë, që të mos votojnë për Partinë e Rajoneve, të udhëhequr nga presidenti Viktor Yanukovych, në zgjedhjet parlamentare në këtë vend, më 28 tetor.

Këtë thirrje ajo e ka bërë përmes një videoje dyminutëshe, të publikuar në faqen në Internet të partisë së saj në opozitë, Batkivshchina.

Duke folur nga spitali, ku ajo po trajtohet për shkak të dhimbjeve të shpinës, zonja Tymoshenko, kërkoi nga votuesit, që ta përmbysin “mafian që e udhëheq Ukrainën dhe i injoron të drejtat e njerëzve”.

Yulia Tymoshenko, para një viti, e ka filluar vuajten e dënimit me shtatë vjet burg, pasi gjykata e ka shpallur fajtore për keqpërdorim të detyrës, derisa ishte kryeministre.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato ishin politikisht të motivuara.
XS
SM
MD
LG