Ndërlidhjet

OKB: Kroacia i fton fqinjët t’i bashkohen BE-së


Nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milankoviq, u ka bërë thirrje fqinjëve ballkanikë, që ta ndjekin shembullin e Kroacisë dhe të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Kroacia, që në mes të vitit të ardhshëm bëhet anëtare fuqiplote e BE-së, procesin e pranimit e kishte “motiv kryesor” për ndërmarrjen e reformave shoqërore dhe politike.

Mëtutje, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zoti Milankoviq theksoi se “ne dëshirojmë që fqinjët tanë në Evropën juglindore të nisen rrugës së njejtë, me plotësimin e kërkesave, por që shpërblehen”.
XS
SM
MD
LG