Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 13 të vrarë


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Irak
Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Irak
Policia dhe zyrtarët mjekësorë thonë se së paku 13 vetë janë vrarë dhe më se 30 të tjerë janë plagosur, nga një valë e sotme e sulmeve në gjithë Irakun.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taji, 30 kilometera në veri të kryeqytetit Bagdad, ku ndaras eksploduan tri makina-bomba, duke vrarë së paku 8 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Për sulme vdekjeprurëse me makina – bomba është raportuar edhe në Bagdad, Bakuba dhe në Kuf.
XS
SM
MD
LG