Ndërlidhjet

Libi: Populli i dorëzon armët në Tripoli dhe Bengazi


Ilustrim

Ilustrim

Shtetasit në Libi i kanë dorëzuar qindra armë në qendrat e mbledhjes në kryeqytetin Tripoli dhe në qytetin lindor Bengazi, në përgjigjje të thirrjes së bërë nga ushtria.

Raportohet se të shtunën ishin krijuar rreshta të gjatë të njerëzve, që i dorëzonin armatimet, materialet eksploduese, e të tjera.

Ky zhvillim u bë pas sulmit kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, më 11 shtator të këtij viti, me ç’rast u vra ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe tre amerikanë të tjerë.

Qeveria e Libisë vlerëson se më se 200 mijë njerëz në këtë vend ishin të armatosur.
XS
SM
MD
LG