Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i brendshëm – një amerikan i vrarë


Një ushtar i NATO-s në pozicion në Afganistan

Një ushtar i NATO-s në pozicion në Afganistan

Një zyrtar amerikan thotë se nga sulmi i brendshëm i dyshuar i një pjesëtari të forcave të sigurisë së Afganistanit, është vrarë një ushtar i Shteteve të Bashkuara.

Kështu, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan, gjatë luftës 11 vjeçare në këtë vend, arriti në 2000.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se nga sulmi në provincën lindore afgane, Vardak, është vrarë një ushtar amerikan.

Më parë, Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, ka njoftuar se është vrarë një ushtar i koalicionit dhe një kontraktor civil. Poashtu, në këtë incident ka pasur edhe viktima ushtarake afgane.

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Shahidullah Shahid, tha se të shtënat kishin ndodhur, qartazi, nga një “keqkuptim”.

Së paku 52 ushtarë të jashtëm, që veprojnë në kuadër të NATO-s në Afganistan, gjatë këtij viti, janë vrarë nga sulmet e pjesëtarëve të ushtrisë afgane, që i kthejnë armatë kundër aleatëve perëndimorë.
XS
SM
MD
LG