Ndërlidhjet

Irak: Kontrollohen aeroplanat iranianë për në Siri


Ministri i jashtëm i Irakut Hoshiyar Zebari

Ministri i jashtëm i Irakut Hoshiyar Zebari

Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshiyar Zebari, thotë se Bagdadi do të kërkoj, që aeroplanat iranianë për në Siri, që kalojnë nëpër hapësirën ajrore të Irakut, të aterojnë për kontrollime, pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se këta aeroplanë mund të bartnin armatim për regjimin në Siri.

Mëtutje, në intervistën për të përditshmen Al-Hayat, që e ka selinë në Londër, ai tha se këto shqetësime, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë paraqitur edhe në takimet në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ministri Zebari tha se zyrtarët Amerikanë kanë thënë se secili aeroplan që bartë armatim për në Siri, i shkelë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kanë kërkuar që Iraku t’i ndalë këto fluturime.

Irani është njëri nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Siri.
XS
SM
MD
LG