Ndërlidhjet

Thein Sein: Do ta pranonte Suu Kyi për presidente


Liderja opozitare në Birmani Aung San Suu Kyi

Liderja opozitare në Birmani Aung San Suu Kyi

Lideri i Birmanisë, Thein Sein, i tha BBC-së se do ta pranonte akvitisten për demokraci, Aung San Suu Kyi, për presidente të këtij vendi.

Ish udhëheqësi i juntës ushtarake, e cila e ka sunduar Birmaninë për dekada të tëra, tha se vullneti i popullit do të respektohet, pa marrë parasysh se kush zgjidhet në votimet e parapara për vitin 2015.

Por, sipas tij, ushtria, që e mbanë pjesën më të madhe të vendeve në parlament, do të vazhdoj të luaj rol kryesor në Birmani.

Thein Sein është lavdëruar nga komuniteti ndërkombëtar për lëvizje drejt demokracisë në këtë vend të izoluar për një kohë të gjatë.

Vitin e kaluar qeveria civile, që udhëhiqet nga Thein Sein, e mori pushtetin.

Rrjedhimisht, janë tërhequr pjesa më e madhe e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore.

Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, fitues e Çmimit Nobel për Paqe, i ka kaluar më tepër se 15 vite nën arrest shtëpiak, nga regjimi i mëparshëm.
XS
SM
MD
LG