Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 20 të vrarë


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Irak

Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Irak

Së paku 20 vetë janë vrarë dhe më tepër se 70 të tjerë janë plagosur, në valën e sotme të sulmeve me bomba në qytetet në gjithë Irakun.

Policia tha se në pjesën më të madhe, duket se cak i sulmeve ishin shiitët myslimanë dhe zyrtarët e policisë.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taji, 30 kilometera në veri të kryeqytetit Bagdad, ku ndaras eksploduan tri makina-bomba, duke vrarë së paku 8 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Sulmet e tjera kanë ndodhur së paku në tetë qytete, përfshirë Bagdadin, Mosulin dhe Kufin.
XS
SM
MD
LG