Ndërlidhjet

Rusi: Kisha kërkon pendim të grupit Pussy Riot për të ndihmuar


Anëtaret e grupit Pussy Riot gjatë procesit gjyqësor ku u dënuan me nga dy vjet burg

Anëtaret e grupit Pussy Riot gjatë procesit gjyqësor ku u dënuan me nga dy vjet burg

Kisha Ortodokse Ruse sot ka kërkuar nga tri anëtaret e burgosura të grupit muzikor Pussy Riot, që të pendohen, duke sugjeruar se mund të ndihmoj me rastin e shqyrtimit të ankesës së tyre në gjykatë.

Në kumtesën e sotme, kisha tha se nëse ato tregojnë “pendim dhe keqardhje”, fjalët e tyre nuk do të mbesin pa u vërejtur.

Njëherësh, Kisha Ortodokse Ruse ka përsëritur se aksionet e anëtareve të grupit Pussy Riot “i kanë ofenduar ndjenjat e besimtarëve” dhe kjo “nuk mund të kaloj pa dënim”.

Tri anëtaret e këtij grupi muzikor janë dënuar lidhur me akuzat për huliganizëm dhe për nxitje të urrejtjes fetare, dhe janë dënuar me dy vjet burg, muajin e kaluar.

Akuzat ndaj tyre ishin paraqitur pas një kënge që ato e kishin kënduar në Katedralen e Moskës kundër presidentit Vlladimir Putin.

Pritet që nesër një gjykatë në Moskë do ta dëgjoj ankesën e pjesëtareve të grupit Pussy Riot.

Dënimi i këtyre tri femrave me burg është dënuar në përmasa ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG