Ndërlidhjet

Francë: Mijëra vetë demonstruan kundër masave të kursimit


Kulla e Ajfelit në Paris

Kulla e Ajfelit në Paris

Mijëra demonstrues kanë marshuar sot në Paris për ta dënuar Marrëveshjen fiskale të Bashkimit Evropian, me të cilën qeveritë detyrohet t’i respektojnë kufizimet e ashpra të deficitit.

Marshi i organizuar nga partia Fronti i Majtë dhe komunistët, u bë para debatit parlamentar, javën e arsdhshme për Paktin fiskal, me të cilin do të krijohet Mekanizmi Evropian i Stabilitetit për fonde të ndihmave, për shkak të krizës së borxheve, që e kërcënon eurozonën.

Qeveria e Francës e ka shpallur buxhetin e vitit 2013, me të cilin synohet mbyllja e vrimës në financat publike të Francës, prej 37 miliardë eurosh, nëpërmjet rritjes së taksave dhe shkurtimeve të shpenzimeve.

Por, organizuesit e protestës së sotme thanë se ajo kishte për qëllim luftimin e masave të kursimeve të imponuara nga BE-ja, e jo për ta kritikuar qeverinë e presidentit socialist, Francois Hollande.

Protestë kundër mmasave të kursimit është mbajtur edhe në Bruksel të Belgjikës, me pjesëmarrjen e afro 1500 njerëzve.

Masat e kursimit aktualisht kanë nxitur protesta të dhunshme në Spanjë dhe Greqi.
XS
SM
MD
LG