Ndërlidhjet

Shkatërrohen me dhjetëra shtëpi të budistëve në Bangladesh


Ilustrim
Ilustrim
Raportohet se qindra protestues muslimanë kanë sulmuar fshatëra budiste në juglindje të Bangladeshit, duke u vënë zjarrin me dhjetëra shtëpive dhe tempujve.

Të paktën 20 njerëz raportohet të jenë lënduar gjatë këtyre sulmeve, të cilat filluan të shtunën, pas shfaqjes së një imazhi në rrjetin social Facebook, të një Kurani të djegur.

Dhuna vazhdoi edhe gjatë ditës së diel. Në këtë vend është caktuar një orë policore, ndërsa forcat e sigurisë po patrullojnë nëpër rrugë.

Protestuesit që nxitën trazirat i kanë vënë fajin një djali budist, i cili ndodhet nën masat mbrojtëse të policisë. Ende nuk është e qartë nëse ishte ky djalë ai që kishte postuar foton në Facebook.

Komuniteti i budistëve përbën 1 % të popullësisë me shumicë muslimane të Bangladeshit.
XS
SM
MD
LG