Ndërlidhjet

Më shumë se 30 të vrarë nga sulmet në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 32 njerëz raportohet të jenë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar, gjatë një vale bombardimesh në qytete dhe fshatra përgjatë Irakut.

Policia thonë se sulmet e së dielës kishin target muslimanët shiitë ose zyrtarët e sigurisë.

Shumica e bombardimeve ndodhën në Bagdad, si dhe në afërsi të zonave të Tajit, Madainit dhe Tarmiyahit.

Sulmet më vdekjeprurëse ndodhën në Taji, në veri të kryeqytetit, ku shpërthyen të paktën tri vetura bombë, duke lënë 8 persona të vrarë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por “veturat bombë” janë metoda të sulmeve që përdoren nga militantët sunitë të grupit Al-Qaeda në Irak.
XS
SM
MD
LG