Ndërlidhjet

Protesta ne Venezuelë


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, në përkrahje të kandidatit opozitar për president, Henrique Capriles.

Gjatë fjalimit të tij, Capriles kritikoi presidentin Hugo Chavez, për atë që e quajti një listë të gjatë të premtimeve të papërmbushura.

Ai gjithashtu kërkoi drejtësi për tre aktivistët e opozitës që u vranë të shtunën, gjatë një proteste në Barinas.

Përleshjet kanë filluar më herët, gjatë fushatës për Zgjedhjet e 7 tetorit, ndërsa këto ishin viktimat e para.

Më shumë se 30 parti opozitare po e përkrahin Capriles në garën kundër Chavezit.
XS
SM
MD
LG