Ndërlidhjet

Një grup militant në Siri thotë se i ka kapur oficerët nga Jemeni


Ilustrim
Ilustrim
Një grup islamist që lufton kundër forcave qeveritare në Siri raporton se ka postuar një video ku thotë se ka zënë pesë oficerë të ushtrisë së Jemenit, të cilët janë dërguar në Siri për të ndihmuar në zbutjen e kryengritjes.

Kjo video e Al-Nusra Front, e cila është postuar në forumet xhihadiste, tregon pesë burrat në rroba civile duke kërkuar nga Qeveria e Jemenit që të ndalë përkrahjen ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asadd.

Video gjithashtu tregon kartat e identitetit të pesë burrave nga Jemeni, të cilët thonë se ishin duke shërbyer në qytetin verior të Aleppos.

Vërtetsia e videos 4 minutëshe ende nuk është konfirmuar.
XS
SM
MD
LG