Ndërlidhjet

Në Afganistan, 13 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë afganë dhe të NATO-s thonë se një sulm vetvrasës në lindje të Afganistanit ka vrarë mëngjesin e sotëm 13 njerëz, përfshirë tre pjesëtarë të forcave të udhëhequra nga NATO, si dhe katër policë afganë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najeeb Danish thotë se gjashtë civilë gjithashtu janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në sulmet kundër patrullave të forcave të përbashkëta afgane dhe të NATO-s, në qytetin Khost.

Nga ana tjetër, edhe zëdhënësi i forcave të udhëhequra nga NATO, Adam Wojack, konfirmoi se tre ushtarë të NATO-s janë vrarë, gjithashtu edhe përkthyesi i tyre, gjatë një bombardimi në lindje të vendit.

Ai nuk dha informata më të hollësishme lidhur me lokacionin e saktë apo kombësinë e viktimave.
XS
SM
MD
LG