Ndërlidhjet

Shtyhet seanca dëgjimore për “Pussy Riot”


"Pussy Riot"

"Pussy Riot"

Gjykata në Moskë ka shtyrë për datën 10 tetor seancën dëgjimore për ankesën e grupit “Pussy Riot”.

Në muajin gusht, tri anëtare të grupit janë dënuar me nga dy vjet burgim, për shkak të performancës së tyre në një kishë të Moskës, kundër presidentit Vladimir Putin.

Gjykatësja Larisa Polyakova ka shtyrë seancën pasi njëra nga tri vajzat, Yekaterina Samutsevich, ka thënë se ka dëbuar avokatët e saj.

“Gjykatësit kanë vendosur të shtyjnë seancën deri më 10 tetor, ora 11:00. Samutsevichit i duhet një avokat i ri, siç e parasheh ligji”, ka thënë Polyakova.

Të dielën, Kisha Ortodokse Ruse ka kërkuar nga tri vajzat që të pendohen, duke thënë se një gjë e tillë mund t’iu ndihmojë për të fituar mëshirën e gjykatës.

Dënimi i tri anëtarëve të grupit rus “Pussy Riot” ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG