Ndërlidhjet

14 të vrarë, përfshirë 3 ushtarë të NATO-s


Khost, 1 tetor 2012.
Khost, 1 tetor 2012.
Të paktën 14 persona, përfshirë tre pjesëtarë të NATO-s dhe katër ushtarë afganë, kanë humbur jetën nga sulmi vetëvrasës në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najeeb Danish, ka thënë se në mesin e të vrarëve ndodhen edhe gjashtë civilë dhe një përkthyes për forcën ndërkombëtare.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Khost.

NATO-ja ka konfirmuar vrasjen e tre pjesëtarëve të saj dhe të përkthyesit të tyre, por nuk ka dhënë detaje për kombësinë e viktimave.

Një zëdhënës i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes një tekst-mesazhi që u ka dërguar mediave.
XS
SM
MD
LG