Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Zgjedhjet e para direkte presidenciale – në janar


Pamje e aeroportit Vaclav Havel në Pragë

Pamje e aeroportit Vaclav Havel në Pragë

Zgjedhjet e para direkte presidenciale në Çeki do të mbahen më 11 dhe 12 janar të vititi 2013, tha sot kryesuesi i Senatit të Çekisë, Milan Stech.

Prej themelimit të Republikës Çeke, në vitin 1993, presidentin e ka zgjedhur parlamenti i këtij vendi.

Por, është arritur pajtueshmëria që presidenti të zgjedhet direkt nga votuesit, për shkak të thirrjeve për më tepër demokraci në këtë vend të Evropës Qendrore, me 10.5 milionë banorë.

Ky ndryshim në zgjedhjen e presidentit, po bëhet në periudhën e rritjes së perceptimit publik për korrupsion në Çeki.

Presidenti i parë i Çekisë, në periudhën 1993-2003, ishte politikani i ndjerë anti-komunist dhe demokrati, Vaclav Havel, ndërsa president aktual është Vaclav Klaus.

Republika Çeke e ka njohur Kosovën, por presidenti Klaus ende nuk i ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të Kosovës në Çeki.
XS
SM
MD
LG