Ndërlidhjet

Kush është Barack Obama?


Barack Obama
Barack Obama
Barak H. Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai është lindur në vitin 191 në shtetin Haëaii. I ati ishte nga Kenia, kurse e ëma nga Kanzasi.

Fëmijërinë Obama e ka kaluar në Indonezi, duke qenë se e ëma i punonte atje si antropologe. Pas përfundimit të kolexhit në Kaliforni dhe Nju Jork, ai u vendos në Çikago për të punuar si organizator komunitetesh në lagjet e varfëra. Ai më vonë vijoi studimet për drejtësinë në Harvard.

Në jetën publike Obama hyri më 1997, duke fituar një vend ne Senatin Shtetëror të Illinojit. Në vitin 2004, ai fitoi zgjedhjet në garën për në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U trëhoq nga Senati pasi u bë president, në nëntor të vitit 2008.

Në vitin 2009, Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqe për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”. Ai është i martuar me Mishell Obaman, avokate, dhe ka dy vajza, Malian 13 vjeç dhe Sashan 10 vjeç.
XS
SM
MD
LG