Ndërlidhjet

Kush është Mitt Romney?


Mitt Romney
Mitt Romney
Mitt Romney, kandidati presidencial i Partisë Republikane, është lindur në Detroit të Miçiganit, më 1947. I ati, George Romney, ishte guvernator i Miçiganit dhe dikur ka bërë fushatë për të qenë kandidat presidencial i republikanëve.

E ëma, Lenor, gjithashtu ka qenë në garë për në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Disa gjenerata të familjes Romney u kanë takuar asaj që njihet si Kishë Mormone.

Më 1966, pas diplomimit nga Universiteti në Brigham, Romney ka jetuar për më shumë se dy vite në Francë si misionar mormon. Më 1975, ai diplomon mbi drejtësinë dhe biznesin në Harvard dhe dy vite më vonë, nis punën në një kompani konsultimesh mbi menaxhimin.

Më 1994, ai bën përpjekje dhe dështon t’ia marrë vendin senatorit Ted Kenedi.

Romney është zgjedhur të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2002 që u mbajtën në Salt Lejk Siti. Si guvernator i Masaçusetsit u zgjodh në vitin 2003, kurse në vitin 2007 nisi dhe dështoi në fushatën e tij për t’u nominuar si kandidat presidencial i Partisë Republikane.

Pasuria e tij thuhet se arrin në 200 milionë dollarë amerikanë. Me gruan e tij, En, ai ka pesë djem.
XS
SM
MD
LG